Analisti Enton Abilekaj ka folur për projektin e Edi Ramës për spostimin e Portit të Durrësit, në mënyrë që të ndërtohen pallate.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se shqitparët do të humbasin qindra milionë euro dhe rrezikojnë që të kthehemi në qiraxhinj të Alabbar për portin tonë.
“Nëse në vend të fitimit japim 800 mijë metra katrorë dhe marrim maksimumi 280 milionë euro dhe nga këto nuk marrim dot as garanci për të ndërtuar portin tregtar, i bie të humbasim të paktën 700 milionë euro.
Rreziku më i madh është që porti tregtar mund të rrijë, pasi shteti ka dhënë tokën, ose do të shkosh në arbitrazh, ose do të rrish me qira në tokën e Alabbar! Toka është e atij. Nëse nuk e zhvendosim portin, ne do të rrimë me qira… “, tha Abilekaj.