“Humori më ka penalizuar me femrat”, Albano Bogdo flet për vështirësitë e të qenit aktor

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, ka rrëfyer së fundmi sfidat e tij të përditshme mes profesionit dhe jetës private.

Aktori Albano Bogdo, i ftuar në “Vizionin e Pasdites”, tregon sfidat e përditshme mes profesionit dhe jetës private. Ai rrëfen se shpesh herë profesioni i është bërë barrierë në jetën përtej të qenurit aktor, pasi njerëzit janë mësuar ta shohin e njohin vetëm si të tillë.

“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo”, tha ai duke shtuar se ai nuk është në rol 24 orë, por vetëm në skenë. “Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregon ai.

Por aktori i humorit shtoi se nuk i mungon serioziteti aty ku duhet, siç janë vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.

“Jam shumë emocional, nuk i tejkaloj situatat e vështira. Zakonisht të gjitha situatat e vështira që më kanë dalë në jetë iu kam vënë gjoksin e i kam përballuar dhe i kam kaluar”, thekson ai.

Zjarr Tv Ad