I braktisur nga të gjithë, çfarë do të bëjë tani? Basha këmbëngul: Unë do të sjell ndryshimin

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka dalë sot para gazetarëve ku ju është përgjigjur pyetjeve se çfarë do të ndodhë me të dhe deputetët e tij që e mbështesin politikisht, tashmë që vula dhe logo i kaluan Sali Berishës.

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri se cili do të jetë veprimi që do të ndjekë tashmë që shumica eanëtarëve të kryesisë, nënkryetari dhe shumë nga sekretarët janë larguar, Basha u përgjigj se Partia Demokratike Euroatlantike ka resurse të mjafueshme.

Pjesë nga biseda:

Olta Blaceri: Është bërë e qartë se nënkryetari juaj, sekretari juaj, gjithë njerëzit që ju zgjodhët 6 muaj më parë kanë deklaruar se janë zhgënjyer nga ju dhe kanë bërë një forcë tjetër politike, çfarë do të bëni ju?

Basha: Rekurs për të mos pranuar padrejtësi dhe pjesëmarrje në zgjedhje.

Olta Blaceri: Ajo që ju pyes është se shumica e kryesisë janë larguar?

Basha: Kryesia ekziston me struktura të plota. Ne kemi forca dukshëm në terren. Kemi program, tani do kompletojmë aspektin tjetër, listën për kandidatët për deputetët.

Olta Blaceri: Ju tashmë keni vetëm 3-4 deputetë pas vetes, të tjerët kanë ikur

Basha: PD Euroatlantike ka të gjitha resurset e nevojshme për të ndërtuar koalicionin për tu dhënë shqiptarëve shpresën për ndryshim. Shqiptarët nuk duan sekretarë, por program.

Zjarr Tv Ad