I dënuari në burgun e Drenovës tenton të dëmtojë veten, thyen xhamat dhe bën sherr me shokët e qelisë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të dëmtojë veten. Sipas informacioneve të siguruara, i dënuari Llazar Dine, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, dhe në gjendje të dehur, ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë.

Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim ky para kamerave të institucionit.

Aty është pikasur nga forcat e policisë, të cilët e kanë futur në izolim, ku edhe aty ka thyer xhamat. Ndërkohë, nën masa ekstreme ai vijon të mbahet në izolim. Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg per plagosje te rende me pasoje vdekje.

Burimi:Faxweb.al

Zjarr Tv Ad