“I jam drejtuar shtetit për ndihmë…”- Spartak Ngjela: Nuk ka forcë të më kërcënojë me jetë, ta dinë mirë ata që e kanë shkruar

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Spartak Ngjela ka përgënjeshtruara lajmet që thonë se janë shkruar në media për të, se ai ka kërkuar ndihmë nga shteti për shkak se është kërcënuar me jetë. Ngjela shprehet se nuk ka forcë të mund ta kërcënojë me jetë atë ndaj bën thirrje për heqje të këtij lajmi nga portalet.

“Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha! Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…”, shkruan Ngjela.

Zjarr Tv Ad