Policia ka vënë në pranga pronarin e subjektit ku humbi jetën 33-vjeçari Bedri Markaja në Maqellarë të Dibrës.
Ndaj Urim Bulkut rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte (16 nëntor), ku 33-vjeçari u aksidentua teksa po punonte.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin B.M., 33 vjeç, që humbi jetën në spital, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë punës duke punuar në një subjekt të përpunimit dhe tregtimit të mermerit, në Maqellarë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin U.B., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, njofton policia.