I rrezikohet jeta? Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të SPAK Altin Dumani. Lëviz me makinë të blinduar

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

Edhe SPAK nuk e mohon lajmin e ditës së sotme se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.

Zjarr Tv Ad