Ilir Meta fillon aksionin, mbledh sot komitetin organizativ të Partisë së Lirisë, ja çfarë paralajmëron

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e ish-Presidentit Ilir Meta do të nisë aksionin për një revolucion antikorrupsion.

Ka qenë Tedi Blushi i cili ka lajmëruar se ditën e sotme në orën 11:00 në selinë e Partisë së Lirisë do të mblidhet Komiteti Organizator.

Sipas Blushit qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion

“Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator.

Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad