Ilir Meta: Ju tregoj si do ta bëj Shqipërinë me 4 milion banorë plus

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi programin e forcës së tij politike për ndalimin e shpopullimit të popullsisë.

Meta, duke iu referuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se lindshmëria mesatare për grua në familjet shqiptare, është në një pikjatë të frikshme.

“Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë dhe konflikte civile, nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria në këto vite. Nga 3.4 fëmijë për grua, në vitin 1980, mesatarja e lindshmërisë në vitin 2023 është rrudhur në vetëm 1.4 fëmijë për grua”, u shpreh Meta.

Sipas tij, Shqipëria nga vendi i dytë, që ishte në krye të listës të vendeve europiane, sot është në vendin e 177 në botë, nga 200 vende të klasifikimit botëror të Kombeve të Bashkuara.

“Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus”, u shpreh ai.

Ai theksoi se qëllimi primar dhe prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë në qeverisje, do të jetë ngritja e standardit jetësor të shqiptarëve që në mandatin e parë.

“Objektivi ynë është të rrisim nivelin e të ardhurave në 41-42%, ashtu siç është në disa prej vendeve të rajonit tonë, në Bosnjë, në Malin e Zi dhe në Serbi. Pra 41-42% në raport me PBB”, u shpreh ai.

Ndër masat, Meta renditi dyfishimin e pagave dhe pensioneve, trefishimin e bonusit për bebe, garantimin e kredisë për çiftet e reja, në shumën 20 mijë euro, ku interesat i paguan shteti,etj.

Zjarr Tv Ad