Ilir Meta nxjerr Nenin 150 të Kushtetutës dhe thënien e George W. Bush: Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, neutralizojnë pushtetin e…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, iu është drejtuar qytetarëve në lidhje me çështjen e referenfumit, si një e drejtë kushtetuese, duke publikuar se çfarë thotë Neni 150 në Kushtetutën e Shqipërisë. Meta thotë se kanë kaluar 24 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues.

“Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, për të bërë të mundur ushtrimin e demokracisë direkte!”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë!
Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998:
📌 NENI 150

1⃣. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2⃣. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3⃣. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Kanë kaluar 24 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues. Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, për të bërë të mundur ushtrimin e demokracisë direkte!

“Nisma dhe referendumi e bejnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore”. – George W. Bush

Zjarr Tv Ad