Ilir Proda emërohet si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Proda është ëmëruar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme (2 Shtator).

“Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas një konkurrimi më shumë se 10 drejtuesish të lartë policie dhe verifikimet e bëra përmes procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Kandidati i cili sot u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë do të jetë në krye të policisë së shtetit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm deklaroi se menjëherë pas emërimit të Ilir Prodës do të hapet gara për drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit.

“Menjëherë pas emërimit të tij si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vendosim konkurrimin e ri i cili do të hapë një proces të ri sa i përket të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe”, tha ai.

Zjarr Tv Ad