Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e zhvilluar për shtyp bëri me dije se u bë e mundur vendosja e normalizimit të politikës monetare. Më tej ai shtoi se Presionet inflacioniste janë në rritje
Gent Sejko: Banka e Shqipërisë do ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit, sidomos në produktet e shportës përgjatë tremujorit të fundit duke kapur shifrën 7.9% të tremujorit. Në këndvështrimin e shportës së konsumit, rritje e çmimit të ushqimeve, naftës dhe transportin. prodhuan 85% të inflacionit. Rritja e çmimeve ka filluyar të jetë në pjesën më të madhe të artikujve.
Edhe përballë këtyre goditjeve, ekonomia shqiptare ka filluar të rritet. Sipas INSTAT, u rrit me 2.2% në tremujorin e dytë. U mbështet nga zgjerimi i konsumit privat. Kjo ecuri u pasqyrua në sektorin e punësimit.
Efektet negative shfaqet në formën e pasigurisë së bizneseve, shtrenjtimit të faturës së importit. Projeksionet tona për dy vitet e ardhshme, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do fillojë të rritet. Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të këtij viti. Në 2024-ën,. do fillojë të futet në normat normale.
Presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor për rritjen e çmimeve. Këshilli vendosi të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit.