INSTAT: Rreth 60% e shqiptarëve, pa sigurime

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas anketës së bërë nga INSTAT dhe ISHP, konkretisht 62% e femrave dhe 64% e meshkujve raportojnë se nuk kanë asnjë lloj sigurim shëndetësor.

Më shumë se gjysma e qytetarëve shqiptarë nuk kanë asnjë formë të sigurimit shëndetësor.

Në mesin e grave 15-49 vjeç, 32% janë të mbuluara nga sigurimi shëndetësor shtetëror dhe 14% janë të mbuluara nga programi i sigurimeve shoqërore.

Mes meshkujve në të njëjtën moshë mbulimi është më i ulët, konkretisht: 29% mbulohen nga fondet shtetërore dhe 9% nga programi i sigurimeve shoqërore.

Ekzistojnë dallime të mëdha gjeografike në mbulimin me sigurime shëndetësore midis meshkujve dhe femrave.

Kështu, vetëm 13% e burrave dhe grave në prefekturën e Kukësit mbulohen nga sigurimet shëndetësore shtetërore, ose nga kontributet shoqërore e shëndetësore, ndërsa në Tiranë 68% e grave dhe 50% e meshkujve gëzojnë mbulim të tillë shëndetësor.

Sigurimi shëndetësor i sponsorizuar nga shteti përcaktohet fuqishëm nga arsimi dhe të ardhurat.

Vetëm 17% e meshkujve dhe femrave me arsim fillor 4-vjeçar ose më pak janë të siguruar, krahasuar me 84% të grave dhe 69% të meshkujve me universitet ose arsim pasuniversitar.

Zjarr Tv Ad