Ironia e Braçes pas fitores së kuqezinjve: Ore, do flasë kush për kullën e stadiumit apo për Ramën që emëroi Silvinjon?

0
314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë me një reagim, një ditë pas fitores historike të kombëtares shqiptare, me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë.

Përmes një postimi në Twitter, Braçe pyet me ironi nëse do të flasë dikush për tre kullën e stadiumit apo për emërimin e Silvinjos nga kryeministri Edi Rama.

Mesa duket ky reagim i tij shkon për të gjithë kritikët të cilët hodhën akuza si për ndërtimin e stadiumit, po ashtu dhe për emërimin e trajnerit të Kombëtares së Shqipërië, Sylvio Mendes Campos Júnior.

“ORE DO FLAS KUSH SOT? 1. Per kullen e stadiumit; 2. Qe Edi Rama emeron gjithcka ne kete vend, edhe kete Silvinjon; 3. Per fushen e stadiumit qe edhe ne diell eshte nje baltovine qe djemte e kuq se meritojne.”-shkruan Braçe.

Zjarr Tv Ad