Deputeti demokrat ka reaguar me ironi pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD nga Lulizm Basha dhe miratimin e statutit të ri.
Në një postim në Facebook, Dashnor Sula shkruan me irnoni se demokratët nuk erdhën dot në pushtet, pasi Basha donte të bëhej edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
“Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi. Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?!
Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik. -Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. -Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët”, shkruan ai.