Ish-kryeministri në “arrest shtëpie”, Noka drejton mbledhjen e Kryesisë: Berisha është i izoluar, por i pamposhtur! Koha t’i përgjigjemi armikut

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka drejtuar mbledhjen e Kryesisë, në mungesë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet të marrin me shpejtësi kthesën dhe t’i përgjigjen Ramës me mosbindje civile.

Ai theksoi se Berisha, pavarësisht se i izoluar, është më i pamposhtur se kurrë.

“Ne duhet të marrim me shpejtësi kthesën, duhet ti përgjigjemi Ramës dhe për këtë s’do ketë asnjë hezitim. Është koha t’i përgjigjemi armikut tonë me mosbindje civile. Berisha është i izoluar, por më i pamposhtur se kurrë.

Ai zgjodhi Kushtetutën dhe ligjin, lufta ndaj tij është përpjekja për një opozitë të kontrolluar nga Rama, me gjenocid po i shfaros shqiptarët nga vendi”, Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad