Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual.
Indeksonline mëson se Baliq, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur. Burime tona tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M.
Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë intervistuar ish-zv/ministrin Baliq i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.
“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Numan Baliq që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputetë në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Mirëpo, as ky post nuk i kishte zgjatur shumë.
Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi e kishte shkarkuar të njëjtin për disa arsye. E ky vendim e kishte irrituar tej mase Baliqin.
“Derisa as vetë kryeministri nuk është zgjedhur me procedurë ligjore, nuk ka të drejtë të më shkarkojë nga ky post”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se prapa vendimit të kryeministrit Rexhepi për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë qëndrojnë edhe strukturat e PDK-së.
Vlen të theksohet se së fundmi Numan Baliq nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv/ministrit për më shumë se 30 ditë.
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar të njëjtin me 23 dhjetor. “Shkarkimi i tij vie si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vije z.Baliq”, ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.