Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar sot rezultatin që sollën zgjedhjet e 14 majit, ndërsa renditi disa prej arsyeve që çuan në humbjen e thellë të opozitës, ku koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori vetëm 6 bashki.
Topi shprehu keqardhje për situatën në të cilët ndodhet e djathta sot.
“Historia e një marrëdhënie politike është e shtrirë në vite. Sëmundja që ka karakterizuar PD dhe lidershipin ka qenë tendenca krijo konflikt dhe elimino, por vjen një ditë që gjithë këto resurse, apo tronditet një marrëdhënie besimi, atëherë vjen një ditë që të gjitha këto të kthehen pas. Ky vend po rrëshqet në mënyrë të pakuptueshme në mungesë të opozitës. Ndonjëherë më mirë të ‘mos ketë një opozitë’ se të kesh një opozitë të tillë. Pra nëse këto faktorë negative do të vazhdojnë të qëndrojnë, atëherë kjo sëmundje do të vazhdojë”, tha Bamir Topi, duke shtuar: “Politikanët e formuar, njerëzit shtetar dinë të projektojnë gjëra të mëdha, këta nuk luajnë as me porta të vogla”, u shpreh Bamir Topi.
Sa i përket kandidatit për Tiranën Roland Bejko, tha se nuk mund të gjykohet ai për humbjen e tij, por njerëzit që ka pasur në krahë.
“E vlerësoj rolin e zotit Roland Bejko. Ai doli dhe mbajti flamurin e asaj partie rreth të cilës janë edhe disa që tentojnë t’i marrin rolin. Ka qenë një tension i qëndrueshëm i zotit Rama për të hyrë në Shkodër. Ajo vëmendje sipas meje që ka qenë për Vlorën, të jeni të sigurt që do të shkojë për Shkodrën dhe të jeni të sigurt që i bën mirë. Ata nuk lëvizin, nuk reflektojnë dhe asnjëherë nuk më ka përkuar inteligjenca e Shkodrën me një qëndrim për t’i dhënë votën atyre që nuk e kanë respektuar. Por Rama këtë do ta përdorë për ta kthyer Shkodrën në një epiqendër politike të veriut për shtrirë dominimin atje dhe e djathta duhet të dijë të mësojë. Politika projektohet në dekada. Politikanë intelektualë mund të shkojnë edhe 10-15 vite, ai për vete dhe për formacionin e tij, po mendon gjatë.
Ndaj them se sa nuk është vonë të djathtët duhet të dalin nga izolimi i tyre. Nëse nuk realizohet një organizmin brenda 6 mujorit të parë të jeni të sigurt se zgjedhjet që vijnë do të jenë asgjësuese për të djathtën. Ka një paradoks të fuqishëm, kur dikush e shtrin pushtetin dhe nuk është thjesht politik, është pushteti që ka mbi çdo strukturë të jetës, por ka edhe një paradoks tjetër, në historitë gjysmë të zhvilluar ka një paradoks që vjen me ato lëvizje që i kemi parë. Shqipëria duhet të dijë të ndërtojë gjëra në mënyrë graduale dhe sot më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë të riorganizojë të djathtën, dhe jo mbi ato njerëz që i lanë pronarët pa toka”, tha Topi.