Një 13-vjeçar është shoqëruar në komisariat në prani të prindërve, pasi një bashkëmoshatar i tij, është plagosur me mjet prerës në ambientet e shkollës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës “1 Qershori”, ku të miturit raportohet se ishin duke luajtur .
Sakaq, 13-vjeçari i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.