Ja çfarë tha ish-ushtari i UCK para togave të zeza në apel:S’kam kryer asnjë krim, po i bëni qejfin Serbisë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Prokurorisë Speciale, me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Vendimi për refuzimin e rivlerësimit të masës së sigurisë për Goxhaj është marrë nga gjyqtari Genci Shala. Ish-luftëtari i UÇK-së ka dëshmuar para togave të zeza se nuk ka kryer asnjë krim, por i ka shërbyer Kosovës.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai para togave të zeza.

Ndërkohë, avokati Bashkim Nikolla tha se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike. “Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat.”, tha ai.

Dritan Goxhajt, ish-luftëtar i UÇK-së, është ndër të paktët që shkuan nga Shqipëria për të luftuar në Kosovë (së bashku me të atin, kolonelin Dilaver Goxhaj). Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Dritan Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

“Gjykatesi i Vetem ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjate procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare.” – theksohej në reagimin e Prokurorisë së Tiranës. Ai pritet të ekstradohet në Kosovë, për t’u gjykuar nga Gjykata Speciale.

Zjarr Tv Ad