Ja kush është “Escobari drogës” Klemend Balili dhe lidhjet e tij me LSI

0
2465
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej dy ditësh mediat greke kanë raportuar për një biznesmen nga Saranda, i cili është kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ndonëse emri i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e të dy vendeve, mediat greke thonë se 46-vjeçari konsiderohet si një njeri me lidhje të forta politike në Shqipëri.

CNN-i grek sot kishte një shkrim, ku thuhej se “Baroni i kartelit të drogës në Ballkan po mbrohet nga politika në Tiranë”, si dhe theksonte pafuqinë e policisë shqiptare për ta arrestuar.

Sot PD ka thënë zyrtarisht se ky person është Klemend Balili, të cilin e ka denoncuar edhe në maj të vitit 2014 kur u emërua si drejtor i Transportit në Sarandë. Edhe pse në deklaratën e sotme të PD-së flitej vetëm për lidhje të Balilit me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, lidhjet e tij politike janë më të fuqishme në radhët e LSI-së.

Vëllai i Klemend Balilit, Rigels Balili është kryebashkiak i Delvinës i propozuar nga LSI-ja. Pushteti i tyre ekonomik dhe influenca e madhe në jug të vendit, e ndihmoi LSI-në të rriste rezultatin e saj elektoral në Sarandë, Delvinë e Vlorë.  Prej dy vitesh Klemend Balili është drejtor i Transportit të Sarandë. Verën e shkuar në qytetin bregdetar u inagurua kompleksi turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të vëllezërve Balili. Në këtë inagurim merrte pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, deputeti Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të tjerë politikë.

(Inagurimi i resortit “Santa Quaranta” në Sarandë, ish-kampi i punëtorëve i privatizuar nga vëllezërit Balili. Në ceremoni ishte edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta)

Ish-kampi i punëtorëve në Sarandë u shndërrua në një kompleks modern pas investimit të vëllezërve Balili. Në pronësi të tyre është gjithashtu edhe Hotel “Olivia” në bregdetin e Butrinit, një tjetër resort i njohur i zonës. Klemend Balili bashkë me vëllezërit e tij zotëron gjithashtu edhe kompaninë e sigurimit “Balili Sh.p.K” e cila operon në qarkun e Vlorës, si dhe shoqërinë e transportit të udhëtarëve drejt Greqisë “Maksa Travel”, raporton Lapsi.al

(Gjatë fushatës elektrorale në Devlinë, ku Edi Rama dhe Ilir Meta prezantojnë Rigels Balilin, vëllain e Klemend Balilit) 

Në vitin 2006 Klemend Balili u arrestua  bashkë me disa persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë nga autoritetet shqiptare, deri më tani ka folur policia, e cila nuk dha shumë detaje e aq më pak emra, por thjesht raportoi se operacioni po vijon. Policia greke ka thënë se droga kalonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas në vende të tjera të Europës. “Pablo Escobari” nga Saranda, raportojnë mediat greke, ka lidhje të forta politike në Shqipëri si dhe është një prej financuesve të një partie opozitare greke.

Lapsi.al/ a.k

rigels balili

Rigels Balili, vëllai i Klemend Balilit, kandidat i të majtës për bashkinë e Delvinës

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad