Në kuadër të operacionit “Herostratus”, më 25 janar janë arrestuar trembëdhjetë persona të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin.
Organizata e rrezikshme ishte aktive në Viterbo të Italisë, dhe përbëhej nga shqiptarë e italinë të cilët kishin sulmuar dhe kërcënuar shumë persona.
Mësohet se për 11 të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për dy të tjerët “arrest shtëpie”.
Të arrestuarit janë shprehur se: “Ne jemi të mbështetur nga bosi i Ndragetës”, ku kanë ankimuar masat duke kërkuar lirinë.
Të gjithë të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi mafioz, që vepronin në territorin e Viterbo-s nëpërmjet kërcënimit, dhunës për të arritur kontrollin e shumicës së aktiviteteve komerciale. Por pjesë e këtij grupi ishin dhe karabinierët, profesionistët e pavarur dhe politikanët.
Këta persona digjnin makina, përgjonin viktimat e tyre, u gjenin shtëpitë duke u lënë në dyert plumba ose koka kafshësh të ngordhura. Në bazë të këtyre teknikave të përdorura sipas mediave italiane bënë që hetuesit të kuptonin se kishin të bënin me një organizatë mafioze.
Në foto: Shkelzen ‘Gas’ Patozi
Të ndaluarit:
Found Jozefi, i quajtur “Peppino”, 43-vjeçar nga Lamezia Terme.
Ismail Rebeshi dhe njihej si “Ermali”, 36 vjeç shqiptar, banues në Viterbo.
Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond”, 31 vjeçar shqiptar që jeton në Vitorchiano.
Shkëlzen Patozi, i njohur si “Zeni”, 34 vjeçar shqiptar, me banim në Viterbo.
Sokol Dervishi, i njohur si “Codino”, 33 vjeçar shqiptar, me banim në Viterbo.
Gazmir Gurguri. i njohur si “Gazi”, 35 vjeçar shqiptar, me banim në Canepina.
Gabriele Laezza, e njohur si “Gamberone”, 31 vjeç shqiptar, me banim në Viterbo.
Fouzia Oufir, e quajtur “Sofia”, shtetase maroken e 34 vjeç, jetonte në Viterbo.
Martina Guadagno, 31-vjeçare banore në Viterbo.
Luigi Forieri, i quajtur “Gigi”, 51 vjeçar rezident në Caprarola.
Ionel Pavel, shtetas rumun 35 vjeçar;
Manuel Pecci, 29 vjeç banor në Viterbo.
Emanuele Erasmi, 50 vjeç banir në Viterbo.