“Jam gjallë e mirë”, Lulzim Basha reagon pas lajmit se kishte vdekur në aksident

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është detyruar të përgënjeshtrojë një lajm të përhapur online se kishte ndërruar jetë në një aksident automobilistik. Ai sulmoi si përhapës të këtij lajmi njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, dhe që sipas tij janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”- shkroi Basha.

Zjarr Tv Ad