Jam i bindur që Himara ka qënë pjesë e pazarit Rama-Berisha 2024

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA ENDRI SHABANI

Berisha merr vulën e partisë, Rama merr Himarën.

Rama fal hajdutët e votave, Berisha merr komisionet hetimore, dhe sigurisht nja dy leje ndërtimi.

Berisha mban monopolin e opozitës përmes listave të mbyllura, Rama merr mandatin e katërt.

Kaq e thjeshtë është! Pazar për t’ia mbajtur çizmen në qafë popullit shqiptar!

Dhe me shpresën që do vazhdojnë të gjejnë akoma budallenj, kanë dalë sot të na bindin tani se sistemi zgjedhor nuk ka asnjë rëndësi, meqë Rama fitoi Himarën.

Normale, po t’ja shesësh kundërshtarit zgjedhjet në tavolinë, sigurisht që sistemi zgjedhor nuk do ketë asnjë rëndësi.

Por nëse sistemi zgjedhor nuk do kishte asnjë rëndësi, si ka mundësi që para një jave Berisha i bashkoi votat me Ramën, këtë bajlozin që e ka burgosur në majë të kullës?!

Si mund të bashkosh votat me armikun kryesor, për një çështje kaq të parëndësishme sa sistemi zgjedhor?!

Nëse sistemi zgjedhor nuk paska asnjë rëndësi, përse në 2008-ën dy armiqtë e përbetuar, Rama-Berisha, u morën vesh vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Si ka mundësi që këta burra shteti u takuan natën për të ndryshuar Kushtetutën, për një çështje kaq të parëndësishme?!

Nëse sistemi zgjedhor nuk paska rëndësi, përse Rama sapo PD-ja ia la fushën bosh në Parlament, e ndryshoi sistemin me kushtetutë?!

Nëse ishte një çështje kaq e parëndësishme, përse nxitoi ta bënte përpara se të mbaronte mandati i kërpëratave?!

Në fakt, për çdo njeri që ka një kuptim elementar për politikën, e di mirë se sistemi zgjedhor është baza e demokracisë.

Mjafton të dish se pavarësisht marifeteve, Rama ka që në 2017-ën që me vetëm 48% të votave, fiton shumicën e vendeve në parlament.

Sistemi zgjedhor ka futur në Parlament deputetë me 300 vota, dhe ka lënë jashtë parlamentit mbi 10 mijë votuesit e Nismës Thurje.

Sistemi zgjedhor ka prodhuar dy-partitizëm në vende si SHBA-të dhe Britania, por qeveri koalicioni në vende si Italia dhe Gjermania.

Madje edhe atë që Rama e bëri në Himarë, ku lëvizi votues nga një zonë në tjetrën, mund ta përsërisë në 2025-ën vetëm nëse sistemi zgjedhor mbetet rajonal.

Po të kishim një sistem proporcional kombëtar, kudo që t’i lëvizte Rama votuesit, impakti do ishte zero, sepse ata do numëroheshin tek e njëjta zonë zgjedhore.

Kështuqë, kur jeni kapur në krevat me Ramën, ngreni brekët, ulni kokën, dhe mbylleni gojën! Në vend që të na shini moral, e të na bëni teori!

Zjarr Tv Ad