Jamarbër Malltezi: Përgjigje biznesmenit të Ramës, Karlo Bolino

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përgënjeshtrimi i Jamarbër Malltezit, për mashtrimet e radhës së Karlo Bollinos.

Reagimi i plotë:

Në fushatën e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu që gllabëroi me Edi Ramën për mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike të Tiranës për ndërtimin e gjimnazit në zonën prej 60 mijë banorësh, ku nuk kishte një të tille, publikoi traktin e shpifjeve të radhës.

Këtu me poshtë po paraqes përgënjeshtrimin ndaj mashtrimeve te tij, në shkrimin me titull “Kur edhe Argita Berisha gënjen dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje”, të datës 31 tetor 2023.

Le ti analizojmë me radhë keto shpifje,

1. Në shkrimin Bolino insiston, duke mashtruar në mënyrë të paskrupullt, për akuza të ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarber Malltezit. E vërteta është se ne 200 faqe te dosjes gjyqësore nuk ekziston asnjë akuze, ne kuptimin e ligjor te kësaj fjale, ndaj Sali Berishës dhe Jamarber Malltezit siç gënjen Bollino. Kjo vetëm e vetëm sepse ndaj tyre nuk është gjetur asnjë prove. Ndaj dhe ata janë sanksionuar si persona nen hetim dhe jo ne ndjekje penale siç pretendon Bolino.

2. Ai shkruan për 17 kulla te ndërtuara ne territorin e Klubit Partizani, edhe kjo është një gënjeshtër ordinere. Ne atë territor nuk është ndërtuar asnjë kulle por vetëm pallate.

3. Ne shkrimin plote shpifje te Bolinos, duke ju referuar faktit te pamohueshmen te fillimit te procesit te privatizimit te kompleksit te Klubit Partizani nga qeveria e Fatos Nanos, ai shkruan se shkresa mban datën 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe se kjo qeveri nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Ky është një mashtrim tjetër e Bolinos. Çdo qeveri ka te drejtën kushtetuese dhe ligjore te vendimmarrjes deri ne ditën e betimit te qeverise tjetër.

4. Në shkrimin e tij ai shfrytëzon ngatërrimin e një date, atë te miratimit nga Berisha te vendimit te Edi Rames për ndryshimin e destinacionit te klubit Partizani nga terren sportiv ne zone urbane. Është e vërtete se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marre 1 muaj pas miratimit nga Berisha te vendimit te firmosur nga Edi Rama, por është po kaq e vërtet është se ky vendim i heq çdo te drejte KRRTRSH te ndryshoje apo anuloje vendimet e këshillave te rregullimit te territorit te bashkive. Dhe ky vendim provon katerciprisht ipso facto se Berisha kishte mbajtur qëndrim te drejte.

5. Bollino behet qesharak kur rreket te keqpërdore sqarimin se Jamarber Malltezi u fut si investitor me 1200 metër katror toke. Sipas tij ky “sqarim që edhe mund të quhet një bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhëndri ishte vetëm nja nga 64 pronaret dhe vetëm me një cope te vogël dhe te papërfillshme te truallit. Tani e degjojmë edhe nga bashkëshortja qe dhëndri ka qene përfituesi kryesor i privatizimit.”Spekulant i mjere. Vete gjykata pohon se Jamarber Malltezi eshte 1/64 ne fisin Begeja dhe se ai ka trasheguar 113 meter toke ne fazen e pare te projektit. Blerja e tokës prej Jamarber Malltezit nga te afërmit e tij, pas kthimit te pronës, nuk ka asnjë lidhje me çka trillon Bolino. Kjo është një shitblerje e lire midis palëve dhe për këtë ekziston çdo dokument, te cilat SPAK gjithashtu I disponon

6. Bollino shprehet se “mes 2010 dhe 2012, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendëse prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim.”. Kjo është një gënjeshtër e trashe. Se pari shifra prej gati 11 milionësh i referohet arkëtimeve te shoqërisë dhe jo Jamarber Malltezit. E thënë ne mënyre te përgjithshme, u përket tre investitorëve. Kjo shume përfaqëson te ardhura nga shitjet dhe jo fitime. Jamarber Malltezi nuk ka tërhequr asnjë fitim ne këtë periudhe dhe te gjithë arkëtimet kane shkuar për te mbuluar koston e ndërtimit, dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj te tretëve nga shoqëria, si dhe për vijimin e investimit. Këtë e provojnë qindra kontrata blerësish, te deklaruara sipas kërkesave ligjore. Shifra e arkëtimeve është reflektuar ne bilancet e viteve përkatëse dhe është depozituar ne QKB dhe tatime qe atëherë dhe ndonëse Bollino, si miku i Ramës mund te mos e dije çfarë është bilanci, e sqaroj se bilanci i dorëzuar nuk mund te ndryshohet sot. Te gjitha janë ne dosjet e SPAK. Sipërfaqet e ndërtuara, që përfshijnë apartamente, dyqane dhe parkime, janë te certifikuara në aktet e kolaudimit sipas lejeve te ndërtimit.

7. Bollino eskalon ne shpifje te tij e thotë “meçe nuk ka asnjë gjurme ne llogari bankare (e ka fjalën për 11 milionë euro, nga shitja ne grope shënimi im) a është e mundur që ato para te ishin cash qe vinin nga korrupsioni familjar?” E vërteta është se për çdo qindarka te kësaj shume SKAP disponon te gjitha kontrata, faturat bankare dhe tatimore. Shtoj ketu se marrëveshja midis tre ortakeve për shitjen e apartamenteve ne grope qe ne fillim te ndërtimit është pohuar ne dëshminë e tij ne SPAK nga Fatmir Bektashi. E gjithë shifra e arkëtimit nga kjo shitje është e dokumentuar dhe SPAK disponon te gjithë dokumentet. E sigurojmë Bollinon se kjo shpifje e tij e ulet do ti shtohet padisë kundër serialit te gjate te shpifjeve te tij.

8. Përsa i përket shifrës 45 mije euro (qe ti e citon 49 mije), për të cilën Bollino pretendon se nuk ekziston asnjë gjurme, është thjesht gënjeshtra e radhës. Jamarber Malltezi ka derdhur me banke kontributin e tij. Këtë e pohon edhe GJKKO në faqen 131 te vendimit.

9. Se fundmi, ndryshimin e destinacionit dhe lejen e ndërtimit e ka lëshuar Edi Rama, i vetmi zyrtar në këtë dosje, qe mban vulën e gjykatës si shpërdorues detyre. Ndonëse kishte vendime te tre shkalleve te gjyqësorit qe e detyronin te zbardhte lejen qe kish miratuar vete, Edi Rama, ne gjuetinë e tij te shtrigave refuzonte te zbardhte lejen, vetëm sepse mësoi qe Jamarber Malltezi ishte një nga investitorët.

Me pas leje kanë miratuar si kryetarë te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Zjarr Tv Ad