“Janë paguar miliona €”/Raporti i KLSH, Vokshi: Jam kundër buxhetit për shëndetësinë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë madje ka shtuar se qeveria nuk ka asnjë program të ri për këtë kategori.

Duke thënë se i referohet raportit të KLSH ku janë paguar miliona euro për shërbime të pakryera, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Vokshi ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.

Unë jam kundër këtij buxheti. Nuk ka asnjë program të ri. Shëndetësia nuk është prioritet. Do e votoj kundër normalisht. A mësuat ndonjë gjë nga pandemia? A i lexoni raportet e KLSH, nuk po them denoncimet e opozitës. E keni lexuar raportin e 2022 nga KLSH. E kam gjetur në një ose dy portale. Nuk është plotësuar asnjë rekomandim i KLSH, ndër vite shkruhej. Po i referohem KLSH. Vendimmarrja e komisionit teknik, është konstatuar se gjatë 2021 për barnat e rimbursueshme është konstatuar me shkeljeje thotë raporti i fundit.

567 milion lekë barna të rimbursuara. A na prek ne kjo? Në çdo procedurë është gjetur shkelje. Pika numër 5 e raportit të KLSH. Nuk është respektuar tavani i rimbursimit. Është bërë keq menaxhimi i fondeve të COVID. Keni me radhë edhe shkeljet e kryera. Është kaluar fondi për buxhetin e sterilizimit. Janë ndaluar edhe ndërhyrjet. Janë lejuar vetëm urgjente 21794 raste ku është ndërhyrë me kirurgji. Janë mbi 4 mijë raste. Si është e mundur që nuk keni marrë rekomandimet e KLSH? Si është e mundur që vijon një koncesion që po thith të gjithë fondin e shëndetësisë, ndërkohë që është në SPAK. Kam kërkuar informacione për barnat që janë në dispozicion për fëmijët me leuçemi.

Është bërë një investigim. Pse fëmijëve ju mungojnë barnat? Si është e mundur që nuk kujdeseni për fëmijët që janë në nevojë? Pse nuk siguroni barna për fëmijët me leuçemi dhe tumore? Pse i detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë? Pse keni hequr përsëri invitro? Pse nuk siguroni ilaçe për pacientët me sklerozë multiple. Nga mos sigurimi i barnave ata kanë përfunduar në karrocë. Pse nuk ju sigurohen të 4 llojet e kurave. Dua të më jepni përgjigje për të gjitha pytjet që jua kam sjell me shkrim. Sa është numri i analizave të pa kryera që janë paguar? Sa është fondi për check-up dhe sa vizita janë kryer? Kemi një vjedhje të parave të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.

 Çfarë thuhet në raportin e KLSH-së?

Mangësi në veprimtarinë e Drejtorisë Kontrollit që përfshijnë: mos kryerjen e kontrolleve në subjektet farmaceutike me rimbursimin më të lartë sipas rajoneve specifike në disa raste dhe nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë; mos kryerjen e kontrolleve mbi hedhjen në treg të barnave të rimbursueshme me receta për individë të cilët nuk e përfitojnë rimbursimin; mangësi në planifikimin, përgatitjen dhe formulimin e planeve vjetore e mujore në Drejtorinë e Kontrollit, Sektorin e Kontrollit Spitalor dhe ineficencë në kontrollet e kryera jo në bazë risku; mos ushtrimin e kontrolleve në depot farmaceutike me inventarizim të plotë, megjithëse referuar të dhënave të administruara nga programi informatik i depove konstatohen diferenca në sasitë e barnave sipas deklarimeve të depove në momentin e ndryshimit apo indeksimit të LBR-ve përgjatë periudhës objekt auditimi në plus në shumën 717.57 milionë lekë dhe në minus në shumën 482.78 milionë lekë për vitin 2019 dhe për vitin 2020 në plus në shumën 52 milionë lekë dhe diferenca në minus në shumën 207.63 milionë lekë.

Mangësi në vlerësimin e aktivitetit e Drejtorisë Rimbursimit që përfshijnë mos kryerjen e analizave më të detajuara; mangësi në procedurat e ndjekura në monitorimin dhe verifikimin e disponibilitetit të barnave të rimbursuara në tregun farmaceutik; si dhe në verifikimin e të dhënave të dërguara mbi disponibilitetin e barnave.

Zjarr Tv Ad