Një debat i ashpër është zhvilluar mes Skerdjan Dhulit dhe kryetarit të “Nismës Thurje”, Endri Shabani.
Debati ku nuk munguan as ofendimet, nisi pasi Dhuli tha se Shabani është takuar në një lokal me Lulzim Bshën kohët e fundit dhe se kishin bërë diskutime për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025.
Sipas tij, marrëveshja nuk është arritur pas ndërhyrjes së Erion Veliajt. Mirëpo këtë deklaratë e ka mohuar Shabani, pasi e ka quajtur shpifje.
Pjesë nga debati në “Repolitix” në Report tv:
Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish. Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.
Endri Shabani: Është jo serioze të marrësh seriozisht njerëz jo serioz. Tirana ka qenë pa fund , që lehin rrugës. Ai po shpif hapur tani. Del një qen që leh rrugës, unë s’do merrem me qentë. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.
Dhuli: Ti je prezervativi i Erion Veliajt.
Shabani: O nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.
Dhuli: Përfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.
Shabani: Ç’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.
Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.
Shabani: Të tërheqi fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.
Dhuli: Që të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.