“Jemi e vetmja parti”, drejtori i Rithemelimit i përgjigjet PD zyrtare: Autoriteti nuk blihet me para dhe as sigurohet me gjykatë

0
379
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Rithemelimit, Alfred Lela, i është përgjigjur PD-së zyrtare, e cila doli me një deklaratë për shtyp për përdorimin e emrit të saj nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha, ku kërkoi nga AMA dhe AKEP që të merren masa që subjekte të tjera të përfaqësohen në media si PD.

Përmes një postimi në Facebook, Lela thotë se as gjykata dhe as KQZ nuk i jep dot dikujt autoritet politik dhe shoqëror. Sipas tij Berisha e ka autoritetin politik për të qenë kryetari, ndërsa shton se autoriteti nuk blihet me para dhe s’mund të sigurohet e gjykatë.

“Me ka shkri ky urdher qe Vula i kerkon AMA ti jape medias. Pse? Sepse, se pari sepse KQZ dhe AMA e ka kthyer nje here pergjigjen Alibeajt gjate fushates: nuk e detyrojme dot median ti referohet si kryetar ketij apo atij. Por , keta me kompleksin e Aleks Xinxes, nuk pyesin.Se dyti, as media as gjykata, as KQZ nuk i hep dot dikujt autoriter politik dhe shoqeror.

Ata mund ti japin Vulen dhe Vulven, por politikisht, mbetesh ne transgjini, pra as parti as OJF. Berisha, me sa duket e ka autoritetin politik per te qene Kryetari dhe PD, pa vule. C’ti bejme?! Autoriteti nuk blihet me para dhe as sigurohet me gjykate. Eshte perpjekje herkuliane per te kryer 12 detyrat ne politike.

Me tej: nuk mund te nxjerresh nje tekst ku thua se PD (Vula) eshte aset kombetar. Sepse ky perfundim lutet per pyetjen: po pse e trajton si lecke kombetare, pse zhdukesh, dukesh, vjen e iken kur xhanin e ke cope per asetin dhe demokratet?!

Pse nuk ishe aty cdo dite, dhe jo me pushime.Dhe, e fundit, ceshtja eshte ne gjykate.”, shkruan Lela.

Zjarr Tv Ad