Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Goncharenko shkruan se Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët “nëse Serbia pushton Kosovën.”
“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.
Burimi: Postimi në Twitter i deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko.