Gazetari himarjot Stavri Marko thotë se elita greke e konsideron Himarën si “Jerusalemi i Greqisë”.
Marko u shpreh se ndikimi i qeverisë së Micotaqis në zgjidhjen e problemit të pronave për himarjotët është minimal.
Por sipas tij ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut.
“Prona ka qenë vendimtare në dënimin që Himara i dha qeverisë, që administronte edhe bashkinë. Micotaqis nuk ka ndonjë ndikim të madh, sepse si Micotaqis, edhe kryetarët e partive të tjerë si Cipras janë prononcuar për Belerin dhe Himarën.
Cipras ka pasur një përplasje me Ramën, saqë nga Bukureshti në 2017 i ka dhënë edhe një ultimatum për ligjin e pronës, që pati një ndalesë me deklaratën e ashpër të Cipras. Micotaqis nuk ka bërë asgjë për të ndalur grabitjen e tokave të himarjotëve në mënyrë ligjore për t’ia dhënë oligarkëve nga Tirana.
Nuk ka peshë të madhe, por që elita greke e konsideron Himarën si Jerusalemin e saj. Ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut”, tha gazetari.
Sipas tij, Fredi Beleri duhet të lirohet.
Ai tha se do të ishte në të mirën e të gjithëve që Beleri të lirohej e të merrte sa më shpejtë detyrën që i takon në krye të bashkisë së Himarës.
“Unë besoj se një palë e tretë do të vendosi. Këto janë në këshillim e sipër se si do të veprohet duke parë provat ndaj Belerit, që administron prokuroria.
Unë jam i bindur se është në të mirën e Shqipërisë, Greqisë dhe të gjithë qytetarëve grek apo shqiptarë, që Beleri të lirohet e të marri detyrën sa më shpejt që i takon për të administruar sa më shpejtë bashkinë”, tha Stavri Marko.
Burimi:Gazeta Tema