Jozefina Topalli: Në 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të organizuar nga Basha

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është shprehur mbrëmjen e djeshme e bindur se në 18 Dhjetor nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha.

“Kuvendi i partisë është si Kuvendi i Shqipërisë, organi suprem. Në qoftë se Presidenti nuk e dekreton, në qoftë se kryetari i partisë nuk merr parasysh kërkesën e anëtarësisë, Kuvendi thërret veten dhe në këtë rast Kuvendi ka thirrur veten dhe verifikon vetë anëtarësinë. Në momentin që verifikohen firmat e thirrjes së Kuvendit, nuk ka më 18 Dhjetor”, tha Topalli në “Open”.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Kuvendin në 11 Dhjetor, ndërsa 1 javë më pas, në 18 Dhjetor, Kuvendi është thirrur nga Kryesia e PD-së.

Zjarr Tv Ad