Ju nuk ma mbyllni dot gojën! – Ismet Drishti i drejtohet publikisht Edi Ramës

1
914
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale.

Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA.

Siç e shikoni në  faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.

Nëse fjala ime I djeg dikujt dhe kërkon të bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyej dot!

Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson, unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti I shtetit qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambjentet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Washington! Zoti Kryeministër, ish shoku im I fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojen pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që I vine rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!

Nëse humori im te dhëmb Ty ose bashkpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!

Unë jam gati të më bëhet vetting, po ti a je?

Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në Studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!

Ish shoku yt i fakultetit

I varur veç nga zoti

Ismet Drishti

Zjarr Tv Ad

Comments are closed.