Juristja e njohur “i përvishet” Dritan Lelit: Në 7 vjet, jo vetëm humbi partinë por nuk fitoi as zemrat e vlonjatëve! Nuk e kuptoj pse rri akoma

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brizida Gjikondi, juriste dhe aktiviste e njohur, shkruan për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke iu referuar kërkesës së socialistëve që ai të largohet nga detyra pasi ka humbur mbështetjen e tyre. Madje, këtë e ka thënë dhe vetë Rama, se Dritan Leli nuk është më pjesë e PS.

“Prej kohesh shikoj “qendresen” e tij te shemtuar dhe skuptoj si mund te rri nje person ne nje pozicion kur ata qe e emeruan i kerkojne largimin, dhe jo vetem kaq, por ai ne gati 7 vjet jo vetem qe humbi partine qe e mbeshteste por nuk fitoi as zemrat dhe respektin e qytetit qe drejton”, shkruan Gjikondi ndër të tjera.

Shkruan juristja Brizida Gjikondi:

Njeriu rron sidomos për dinjitet ! Zvarritja e kryebashkiakut te Vlores është antiteza e sa më sipër. Ai në atë pozicion është i emëruar nga Partia Socialiste jo i zgjedhur dhe jo për meritë por si djale i mire qe as i tille nuk rezultoi, sepse nje qenie pa dinjitet i tille nuk eshte.

Po te kish kandiduar si person i pavarur sdo kish marre votat e duhura as per kryetar lagjeje. Prej kohesh shikoj “qendresen” e tij te shemtuar dhe skuptoj si mund te rri nje person ne nje pozicion kur ata qe e emeruan i kerkojne largimin, dhe jo vetem kaq, por ai ne gati 7 vjet jo vetem qe humbi partine qe e mbeshteste por nuk fitoi as zemrat dhe respektin e qytetit qe drejton.

Njoh Vloren dhe vlonjatet ..  ata mund te tolerojne dhe mbyllin njerin sy per shume mekate .. por per burrat pa dinjitet ata bejne kenge.. Fenomeni i njerezve pa dinjitet eshte perhapur.. shume rrojne per portofol ose inat dhe jo per dinjitet.. Por dinjitetin duhet ta kesh qe ta humbasesh.. Aristoteli thoshte “Dinjiteti nuk eshte te mbash tituj, por eshte vetedija qe ti i meriton ato.”

Zjarr Tv Ad