Ka kompaninë e tij në Durrës? Basha i përgjigjet Berishës: Ja arsyeja pse shpif dhe gënjen non-grata

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar vazhdimisht Lulzim Bashën se është i përfshirë kompani në projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit.
Basha ka shpërndarë një lajm, ku thuhet se administratori i “kompanisë së Lulzim Bashës”, ndryshe nga çfarë pretendoi Berisha, është shkarkuar rreth një vit më parë.
Basha thotë në reagimin e tij në Twitter, se arsyeja pse shpif “non-grata” është sepse vetë Berisha është i zhytur “kokë e këmbë” në aferën e Portit të Durrësit.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha në Twitter.

Zjarr Tv Ad