“Ka marrë sinjale…”/ Keisi “mollë sherri” mes Kristit dhe Lorencit? Shpërthejnë ofendimet mes tyre

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rrjet prej kohësh po përflitet emri i Lorencit, Kristit dhe Keisit së bashku. Që prej hyrjes së këngëtarit në “BBV”, në rrjet qarkulloi lajmi se Lorenci në fakt ishte ish-i i Keisit.

Teksa ndjekësit prej kohësh e kanë parashikuar një “përplasje” midis djemve, kjo gjë ka ndodhur në fakt së fundmi. Kristi dhe Lorenci kanë debatuar me njëri-tjetrin për çështje nivelesh.

Krist Aliaj ka folur për nivele midis banorëve të “BBV”, duke e cilësuar vetën nivelin më të lartë dhe pjesën tjetër, sigurisht më poshtë se ai. Kjo mënyrë e të shprehurit nuk i ka pëlqyer aspak banorëve të tjerë, mirëpo ai që ka reaguar ashpër ka qenë Lorenc Hasrama.

Këngëtari nuk është kursyer aspak ndaj Kristit, duke i thënë se e vetmja gjë, për të cilën ai njihet është se ka marrë pjesë në një emision “dating”.

“Çfarë niveli je ti? Çfarë niveli të dukemi ne? Çfarë ke bërë ti që je nivel i lartë? Unë të paktën njihem se bëj diçka, ti për çfarë njihesh? Shkon në emision me 10 goca dhe flet me ato”, u shpreh Lorenci.

“Unë jam niveli ‘A’. Ju jeni niveli ‘B’, ‘D’ dhe me radhë. Unë nuk bëj gjë, kam një vit në showbiz. Unë jam vetëvlerësuar niveli ‘A’”, ia ktheu Kristi nga ana tjetër.

“Ik o Kristi se nuk më vë dot notë ti mua. Nuk ke thënë diçka të saktë që kur ke hyrë”, tha këngëtari.

Duket se marrëdhënia e tensionuar mes dy banorëve, ka të bëjë edhe me Keisin. Pasi i dha fund historisë me Kristin, përditë e më shumë ajo po shfaqet e afërt me Lorencin, duke mos i kursyer përkëdheljet mes njëri-tjetrit. Një situatë e tillë ka ndodhur sërish së fundmi ku kësaj herë pjesë ishte dhe Kristi.

Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin. Por në përgjigjen e tij, këngëtari duket se ka dhënë edhe një vlerësim për Kristin.

“Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante”, u shpreh Lorenci.

Zjarr Tv Ad