Një grup nostalgjikësh të Enver Hoxhës kanë zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke mbajtur në dorë portretin e ish-diktatorit. Ata kanë thurur lavde për ish-diktatorin, duke thënë se ai është figura më e rëndësishme në vendin tonë, pas Skënderbeut.
“Është kapitulli më i rëndësishëm pas Skënderbeut, Enver Hoxha Skënderbeu, politikanët e sotëm janë një çorbë, nuk e di se kush është më i mirë dhe kush është më i keq”, u shpreh një prej nostalgjikëve. Ndërkohë që mendimet e të tjerëve vijojnë:
Enveri është udhëheqësi jonë, i bëri njerëz shqiptarët. Ky ka qenë ajka e kombit, ky është pas Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në “Varrezat e dëshmorëve” nga krerët më të lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Sot shënohen 77 vite nga çlirimi i vendit, datë që festohet gjithnjë e ndarë nga forcat politike në vendin tonë. PD kryen homazhe për Pavarësinë dhe çlirimin në të njëjtën ditë që është data 28 MNëntor, ndërkohë që të majtët përkujtojnë dy data.