Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
A ka turp kjo zv/ministrja e shendetesise apo si e ka hallin? O Mira a e kupton ti se jane kater te vdekur? Zonja Mira ambulanca e Velipojes nuk ka as oksigjen dhe s’kane patur oksigjen per te plagosurit. Ambulanca e Velipojes o Mira ka shkuar deri ne Trush dhe aty ka vendosur njeren nga vajzat ne oksigjen per here te pare. Te mos flasim o Mira edhe per kushtet brenda spitalit sepse s’ka fjale tashme kur nje familje thuajse u shua. Ajo qe mund te besh, ne emer te shtetit tend eshte te kerkosh falje Mira dhe te sillni ate dreq ambulance. Mira cdo vit bejme kronika me shoferet qe s’kane karburant ne Velipoje per ambulancen dhe mjeke e infermiere qe s’kane as paracetomole rrezik. Mira ne Velipoje ka nje staf te pergjegjshem por ju shteti duhet te ofroni minimumin e mundshem. Nuk kerkon kush te beni spital atje, ama nje ambulance? Ju lutem mos beni gafa te tilla sepse nuk mund te kete justifikim perballe kater trupave qe futen ne dhe. Jemi te pafuqishem! Zot çoji force familjareve dhe te afermve! Keto jane te vetmet fjale qe mund te themi!
Nga Senad Nikshiqi