Situata e opozitës në Shqipëri pas zgjedhjeve, mbetet ende edhe më apokaliptike se më parë. Së paku, këtë tregoi sot kritika e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë për Berishën. Por sipas Fatbardh Kadillit i cili ishte dje në një studio televizve, opozita ka një mpirje. Kjo situatë vegjetuese sipas ish anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ndodh nga fenomeni i ndjekjes së kryetarit, pra Berishës.
Kadilli argumenton se qëndrimi në kah të Berishës është e turpshme nga ana e demokratëve. “Situata në të cilën ndodhet opozita, ka një mpirje. Nga kjo tronditje nuk po dalin dot ata që kanë qenë edhe të angazhuar. Unë si bëj më thirrje Berishës të japë dorëheqjen sepse e kam konsumuar. Turpi mbetet tek ata që i shkojnë nga mbrapa. Në politikë është e turpshme të mbrosh Berishën më shumë se ai veten. Njerëz të tillë kanë vlerë zero. Njerëz që i rrinë nga mbrapa Berishës, çfarë dobie i sjell publikut? Ne s’po arrijmë dot të bëjmë një opozitë që të konkurrojë Ramën. Kjo opozitë nuk është fituese”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Kadilli shprehet se edhe retorika “reflektim” është shterpë në momentin që ata nuk pranojnë gabimet e tyre.
“Rezultati i zgjedhjeve shërben për të matur analizën dhe ka parathënë ecurinë politike. Unë i kam matur këto, por më vjen keq që ajo që kam matur ishte e keqe. Në vend që të rishikojnë argumentet, sërish tentojnë të sjellin një gjë tjetër. Reflektim duhet ta kenë ata që thonë: Kjo është zgjidhja. Të thonë gabuam, ata nuk e pranojnë që gabuan si mund të reflektohet?”, tha Kadilli. Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, edhe pse me rezerva për t’i cilësuar të drejta, Kadilli thotë se Kamza dhe Shkodra u humbën nga opozita, nuk u shitën.
“Zgjedhjet nuk i quaj dot të drejta. T’i vij turp që thotë ata të Kamzës dhe Shkodrës janë vjedhur. Në ditën që shikon që ti nuk ngjall besim, si thua dot që u shite. Shkodra ka rezistuar me kohë… ka duruar edhe varfërinë dhe skamjen. Nuk i thua dot që u shitën. Berishën nuk e blen dot më. Çfarë PD zyrtare është ajo që mendohet 48 orë para zgjedhjeve të hyjnë apo jo në zgjedhje. Këtë s’ja fal as një partie të vogël”, nënvizoi Kadilli.