Kandidat për Tiranën? Dashamir Shehi: Jam personazh popullor, e di gjithë Shqipëria

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ethet e zgjedhjeve të ardhshme vendore të 14 majit kanë filluar, gara mes kandidatëve zyrtarë sa vjen e bëhet më e fortë, deputeti dhe kryetari i LZHK Dashamir Shehi, është një ndër kandidatët e mundshëm të përfolur nga kampi opozitar dhe nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar në kryeqytet.

“Deri tani se kemi vendosur, jam popullor si personazh, jam votuar nga populli në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë këtë e di, gjithmonë kam marrë vota dhe prapë do marrë, gjithsesi ne po bëjmë disa sondazhe, po shohim deri ku shkon kjo ide. E mira e kësaj pune do ishte që kandidati të ishte një, ndoshta edhe dikush më i ri se se sa unë. Kur flasim për kryetar të bashkisë së Tiranës flasim për një politikan të një rangu tjetër. Ndërsa projeksioni im ka qenë gjithmonë politik”, tha Shehi.

Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, do të jenë bashkë në një aleancë parazgjedhore në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fokusi do të jetë tek këshillat bashkiakë. Ato paralajmëruan se nëse opozita do të dalë me 2, 3 apo më shumë kandidatë, edhe grupimi i tyre do të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet lokale.

Zjarr Tv Ad