Pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave për të përcaktuar aksionin opozitar.
Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025.
Dy ditë më parë ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës.
Top Channel ka siguruar vendimin e kryesisë, ku nën drejtimin e Belind Këlliccit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.
Në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Çlirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit. Liste qe eshte ne numer sa lista e kandidateve per Tiranen ne zgjedhje!
Lista e plotë grupit të punës:
Adriana Tolka
Adriana Kalaja
Aida Shehu
Akil Kraja
Albana Vokshi
Amarda Zeqiri
Andi Mustafaj
Arben Ristani
Asllan Dogjani
Avenir Peka
Çlirim Gjata
Dhurata Çupi
Dorian Teliti
Edi Paloka
Edith Harxhi
Enkelejda Sallaku
Erges Eskiu
Ethem Aga
Faslli Goga
Fation Bathorja
Fjoralba Dizdari
Glauk Olldashi
Grigels Muçollari
Ibrahim Morina
Ilda Zhulali
Ilir Alimehmeti
Indrit Hoxha
Ines Nuria
Jonathan Pano
Jorida Tabaku
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Lili Sulaj
Lisandër Hoxha
Mimoza Hajdarmatai
Mysylym Murrizi.