Kastro Zizo: Marr borxh për t’u kujdesur për fëmijët

0
887
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke i patur gjithnjë në ekrane, në radio apo në rrjete sociale, ndonjëherë harrojmë që edhe personazhet publike hasin vështirësi në jetët e tyre. Një prej tyre është dhe Kastro Zizo, i cili në një intervistë përballë Gerta Gixharit në TVSH, rrëfeu problemet e të qenurit baba i dy fëmijëve të vegjël, me dy nëna të ndryshme.

Artisti rrëfeu se djali i tij Dankan dhe vajza Nia janë takuar bashkë vetëm një herë. Nënat e tyre janë treguar të kujdesshme që t’i edukojnë fëmijët me dashuri për Kastron edhe pse sipas tij, të dyja ‘e urrejnë’.

I pyetur se si e përballon dhe a i përmbush detyrimet e tij si i divorcuar për fëmijët që nuk jetojnë me të, këngëtari tha se ndonjëherë ka qenë e vështirë për t’u përgjigjur në kohë me pagesa, por ai ka ditur t’i sigurojë ato duke marrë para borxh.

ka

Zjarr Tv Ad