Katastrofa natyrore në Marok! Tërmeti vdekjeprurës shkatërron ndërtesat, shkon në 820 numri i viktimave dhe mbi 600 të plagosur

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 820 njerëz deri tani raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë, sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut.

Ndërkohë numri i të plagosurve ka shkuar në 672 persona.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit në të gjithë Marokun që të mos kthehen në shtëpitë e tyre pas tërmetit, kështu që shumica e njerëzve e kaluan natën jashtë.

Në Marrakesh, qyteti i madh më i afërt me epiqendrën, ndërtesat u shembën duke u kthyer në rrënoja.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit.

Personat që vdiqën jetonin në Marrakesh dhe disa zona në jug, tha Ministria e Brendshme.

Provincat dhe komunat e godituara nga tërmeti ishin al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.

Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytetin Rabat, rreth 350 km larg, si dhe në qytetet Casablanca dhe Essaouira.

Tërmeti u ndje edhe në Algjerinë fqinje, por zyrtarët thanë se nuk kishte shkaktuar dëme apo viktima.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në vend në më shumë se gjashtë dekada.

Zjarr Tv Ad