Këlliçi s’ndalet edhe pas zgjedhjeve, poston foto me demokratët e Tiranës: Do vazhdoj të jem në terren

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ndonëse nuk arriti që të fitonte në zgjedhjet e 14 Majit, vazhdon të qëndrojë pranë bashkëqytetarëve të tij.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Këlliçi, ka postuar një foto me demokratët e Qesarakës dhe Tufinës ku i ka falenderuar për qendresën e tyre në garën e 14 Majit.

Krah fotos Këlliçi shkruan se nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të jetë në terren pranë qytetarëve të Tiranës.

“Unë do të vazhdoj të jem në terren, aty ku është Tirana reale dhe njerëzit e saj.

Një faleminderit për demokratët e Qesarakës dhe Tufinës, për qëndresën e tyre në garën më të pabarabartë në 3 dekada!”, shkruan Këlliçi.

Zjarr Tv Ad