Në fjalën e saj në Kuvend zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku akuzoi opozitën se nuk e pranon dot faktin që Shqipëria po zhvillohet.
Gjithashtu theksoi se mazhoranca nuk mund të krahasohet me opozitën, pasi sipas saj, PS po bën realitet ëndrrat e mbetura në sirtar të opozitës.
“E vuani faktin që Shqipëria po zhvillohet. Në Shqipëri po ndodhin vepra të mëdha që ju vetëm flisni për to. Government to Government është procedurë zyrtare. Megjithatë bëjeni zërin dyshe se bashkoheni në idetë tuaja. Tani një investim prej 2 mld, këto histori me Serbira janë histori që keni pas bërë ju. Ne nuk jemi pasqyrim i juaji, reflektim I juaji. Ne jemi poli I juaj u kundërt, Bëjmë rrugët që latë rrugëve, nxjerrim ëndrrat tuaja nga sirtari dhe I bëjmë realitet. Ju nuk mund të na njehsoni me veten tuaj, nuk jemi si ju. Durrësi do bëhet një nga polet turistike më të rëndësishme të Europës dhe do të ketë portin më modern që do t’i shërbejë edhe Kosovë. Në kemi vetëm një lobim që quhet shqiptarët”, tha Balluku.