Kërcënohet gazetari dhe analisti Albi Xhunga, reagimi: LIDHI QENTË Enkelejd Alibeaj!

0
408
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti i njohur, Albi Xhunga, me punë dhe banim në Bruksel, është kërcënuar nga “nipi” i deputetit Enkelejd Alibeaj i cili e ka paralajmëruar që të mos flasë më për dajën e tij në media, pasi do ta gjej ku të jetë… Nëpërmjet një reagimi të gjatë dhe të ashpër, gazetari pasi njofton padi në Bruksel ndaj familjarit të Alibeajt i bën thirrje këtij të fundit që “Të lidhë qentë”.

Reagimi i plotë:

Ky këllira që shikoni në foto quhet Mond Ruzhdia. Ky jashtëqitje e shoqërisë, merr guximin të më shkruajë e të më kërcënojë, sepse “kam folur keq” për Enkelejd Alibeajn. Më kërcënon se po nuk mbylla gojën dhe po fola sërish keq për dajën e tij Enkelejd Alibeajn, do të vijë e të më gjejë në Bruksel…

Pas nja dy verifikimeve të shpejta, rezulton se këllira në fjalë është kushëri i parë me deputetin Enkelejd Alibeaj. Është banor i fshatit Ruzhdie të Roskovecit. Ka qenë shofer i shefit të policisë së Ballshit në kohën e qeverisjes së PD-së. Këtë punë me siguri e ka marrë me aplikim, jo me ndërhyrjen nepotike të ish ministrit Enkelejd Alibeaj.

Në botën e qytetëruar, kur agresohesh nga qeni i dikujt, fillimisht duhet t’i drejtohesh të zotit. Aq më tepër kur qeni të sulmon për të mbrojtur të zotin. Ndaj i bëj thirrje deputetit Enkelejd Alibeaj të lidhë qentë.

Është shumë naive të besosh se do t’i mbyllësh gojën dikujt, të cilit nuk ia ka mbyllur dot gojën Sali Berisha në kohën e tij më të mirë. Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet se ka varrosur familje të tëra. Është shumë naive të shpresosh se fotokopja do arrijë të bëjë atë që nuk e ka bërë dot origjinali.

Sa për sqarim për ata që nuk më kanë ndjekur, unë kam thënë se Enkelejd Alibeaj që sot mëton të shitet si anti-Berishist, rezulton se deri dje ka qenë lakeu politik më besnik i Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë për të mbaruar punët e pista të këtij të fundit. Enkelejd Alibeaj ka qenë deputeti i komisionit parlamentar të 21 janarit dhe ai personalisht bëri kërkesën në emër të komisionit për të zbardhur tabulatet telefonike të krerëve të shtetit shqiptar, të krerëve të opozitës dhe të gazetarëve kryesorë të kohës.

Qëllimi i këtij komisioni ishte të gjente prova se protestuesit ishin vrarë me çadra pistoletë dhe se ndaj qeverisë demokratike të Sali Berishës ishte organizuar një grusht shteti, ku kishin marrë pjesë Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, kryeprokurorja znj. Ina Rama dhe gazetarët më të njohur në Shqipëri. Kujtojmë se së fundmi Gjykata e Strasburgut e konsideroi 21 janarin një KRIM SHTETËROR. Pikërisht ky krim shtetëror ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm, u tentua të mbulohej nga komisioni parlamentar me protagonist deputetin Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj ka kryesuar dhe komisionin parlamentar për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, asokohe nënkryetar i KLD, me pretendimin se po i prishte me Greqinë. Komisioni do ta kishte mbaruar misionin e tij me sukses, sikur Kreshnik Spahiu të mos ua linte pushkën varur, duke dhënë dorëheqjen dhe duke u larguar nga ai shtet bandit që mbronte Anti-Berishisti Enkelejd Alibeaj.

Ndaj këtij kërcënimi të neveritshëm ndaj meje dhe ndaj fjalës së lirë është depozituar tashmë një padi penale në organet ligjzbatuese belge. Ndërkohë që me avokatin tim po shqyrtojmë nëse do të jetë e nevojshme të depozitohet një padi penale edhe në organet ligjzbatuese shqiptare.

Zjarr Tv Ad