Kërcënohet me armë djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës! 32-vjeçari denoncon ngjarjen në Polici

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se personat që kanë kërcënuar të riun, kanë qenë të maskuar me skafandër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Zjarr Tv Ad