Kërkoi largimin e Berishës, Çim Peka sulmon Blendi Fevziun: U bë xheloz për Luizin!

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i Syri.TV Çim Peka ka sulmuar ashpër moderatorin Blendi Fevziut, pasi ky i fundit është shprehur se Sali Berisha nuk mund të jetë një zgjidhje për opozitën në vitin 2025.

Sipas Pekës, Blendi Fevziu vdes që të jetë në qendër të vëmëndjes.

Në postimi e tij ai shkruan me ironi se Fevzo (Fevziu) ka dy vite që i është qepur Partisë Demoktratike t’i gjej nëj 40 vjeçare për kryetare dhe kur e kuptoi se nuk po e merrnin seriozisht dhe nuk po bëhej lajm e la këtë ide për t’iu kthyer një ideje tjetër, që lidershipin e vendos vota.

Por sipas Pekës tronditja, Fevzos i erdhi nga një djalë nga periferie e Shkodrës me emrin Luiz, që u bë shqiptari më i famshëm.

‘Kjo ishte shumë, sidomos për një gazetar që beson se këto 30 vjet zhvillimet politiko-socialo-kulturore në Shqipëri e Kosovë janë vendosur prej tij.” shkruan ndër të tjera në postim Peka.

Peka e mbyll postimin e tij duke shkruar sërish me ironi se meqë se Fevzo ka qejf të jetë në qendër të vëmëndjes po shkruan pesë rrjeshta për të dhe jo për Luizin.

Postimi i plotë i Çim Pekës:

Mos ja merrni per keq Fevzos, e ka me Luizin!

Ka dy vjet qe i eshte qep Fevzo PD ti gjej nje 40-vjecare per kryetare. Sa filloj ta kuptoj qe nuk po e merrnin seriozisht dhe as lajm nuk po behej, e la kete ide dhe ju kthye logjikes politike se lidershipin e vendos vota dhe ne demokraci vendos vetem vota. Por edhe me kete nuk u be lajm.
Pastaj vjen tronditja.

Nje djal nga periferia e Shkodres me emrin Luiz, u be shqiptari me i famshem. Kjo ishte shume, sidomos per nje gazetar qe beson se keto 30 vjet zhvillimet politiko-socialo-kulturore ne Shqiperi e Kosove jane vendosur prej tij.

Si mundej qe dikush tjeter te ishte me i famshem se Fevzo?

Kjo vertet edhe per ne qe njohim kontributin e Fevzos, eshte teper.
Dhe Fevzo vendos ti kthehet serish idiotlleqeve me lidere 40 vjecare te vendosur ne tavolinat e Rogner.

Jam i sigurte qe nuk e ben per ti sherbyer alibise se Rames se zgjedhjet ishin te lira, por qe problemi ishte Berisha.

Nuk e ka per kete. E ka thjesht me Luizin. Eshte i gatshem te nxjerr nga goja cdo budallallek, mjafton te merremi me te. Dhe une, po jap kontributin e pare ne ndihme te Fevzos. Po shkruaj 5 rrjeshta per te e jo per Luizin e Becit.

Zjarr Tv Ad