Kërkon leje të posaçme për t’u betuar, Beleri në seancë: Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta. Është diskriminim politik

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e sonte për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ka kërkuar leje të posaçme për t’u betuar u shty për në datën 14 dhjetor.

E pranishme në seancën e sotme në GJKKO ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Mësohet se në seancë Beleri është shprehur ndër të tjera se ka 7 muaj që nuk po i jepet e drejta, duke shtuar se ky është një diskriminim politik dhe vendimet janë politike.

“Është diskrimimin politik, ka vendime politike. Kam 7 muaj që nuk me jepet e drejta” tha Beleri.

Ai ka shtuar se nuk është parë në asnjë vend të botë që humbësi të drejtojë bashkinë.

“Humbësi komandon bashkinë e Himarës. Nuk është në asnjë vend që humbësi të drejtojë bashkinë” ka shtuar ai.

Kujtojmë që Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Zjarr Tv Ad