Kërkuan përjashtimin nga seancat të ministres Spiropali, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës. PD: Skandali ‘McGonigal’ është aq i rëndë sa…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarte, pasi për përjashtimet e deputetëve të opozitës, ka qëllim t’u mbyllë gojën që të mos kërkojnë llogari për skandalin ku është përfshirë kryeministri Edi Rama, në çështjen McGonigal.

Oerd Bylykbashi: Kërkuam të premten përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes e ministres zonjës Spiropali për gjuhen e papranueshme të saj ndaj deputetëve,

Kërkuam të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës, është marrë vendimi nga shumica për të rrëzuar këtë kërkese.

Treguesi qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë e Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët, të bëjnë të pamundur kontrollin e qeverisë.

Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat si instrumentet që na garanton kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal që është aq e rëndë sa dhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkaklton, pra Rama eshte pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, e për këtë jemi përjashtuar.

Vendimi i mazhorancës të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme e në shkelje të rregullave të parlamentare e rrëzuan ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen, janë 27 deputetë të përjashtuar.

Rama përfaqësohet nga Spiropali ëshë simboli dhe lapidari i gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit. Për ta kuptuar qartë dyfytyrësinë e kësaj mazhorance shqiptarët.

Zjarr Tv Ad