Kërtusha: PS e kapur nga një grup i vogël, në Durrës janë kthyer të fortët

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për ZJARR TV, ish socialiste Ardit Kërtusha u shpreh se PS ka qenë përfaqësuar gjithmonë nga intelektualët, por sot nuk ka një lider ose një intelektual që tashmë të rinjtë ta kenë si një mit, sipas tij kjo parti tashmë është kapur

“Ky kalim nuk ishte fare i kollajtë, por përtej vetes time si individ, unë ndodhem përballë faktit që aty nuk dëgjohej. Aty nuk të dëgjonte askush, edhe pse kjo parti është një aset kombëtar. Në çdo takim apo dalje timen, problemi që kam parashtruar ka qenë kapja e kësaj partie. Rama ka krijuar lidhjet e veta kapilare dhe vendi drejtohet nga një grup i vogël njerëzish. Ata janë kthyer në një sekt që kanë shkatërruar partinë socialiste. Është krijuar një frymë frikë. Ata që kanë qenë figura të vjetra janë kthyer në vegla të pushtetit të kryetarit të partisë.”

Zjarr Tv Ad